Artikull
Bullgaria i ofroi Maqedonisë së Veriut ndihmë energjetike me mazut
Mërkurë 24 Dhjetor 2025 13:17
Mërkurë, 24 Dhjetor 2025, 13:17
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Me urdhër të kryeministrit në dorëheqje Rosen Zheljazkov u konstatua se në territorin e vendit ka sasi të mjaftueshme mazuti dhe Sofja i ofroi Shkupit dërgesa urgjente të karburantit për kaldaja (mazut). Në një bisedë telefonike, ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev i shprehu homologut të tij maqedonas, Timço Mucunski, gatishmërinë e Bullgarisë për të ndihmuar në sigurimin e sasive të nevojshme, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë. Gjatë bisedës u theksua se kjo është një shprehje e fqinjësisë së mirë dhe solidaritetit dhe ka për qëllim garantimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit në rajon.
Propozimi vjen pasi Shkupi shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vështirësive në furnizimin me burime energjetike, të shkaktuara nga bllokadat rrugore të fermerëve protestues grekë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova