LAJME

Artikull

Kabineti “Zheljazkov” mbetet në pushtet, nëse nuk ka kandidat për kryeministër

Mërkurë, 24 Dhjetor 2025, 15:09

Orlin Kolev

Orlin Kolev

FOTO: Irina Nedeva, BNR

Madhësia e shkronjave

Edhe nëse nuk formohet një qeveri e përkohshme, madje edhe nëse të gjithë 10 kandidatët e mundshëm për kryeministër të përkohshëm, të parashikuar në Kushtetutë, refuzojnë postin, vendi do të ketë qeveri. Këtë e deklaroi për BNT gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe doktor i së drejtës kushtuese Orlin Kolev. Sipas tij, Bullgaria do të ketë qeveri edhe në një situatë të tillë, dhe ajo do të jetë kabineti Rosen Zheljazkov. Sipas tezës së tij, bazuar në nenin 111 të Kushtetutës, kabineti “Zheljazkov” mbetet në detyrë deri në formimin e një qeverie të re – pa rëndësi nëse ajo është e përkohshme apo e rregullt. Teksti kushtetues përcakton se: “Këshilli i Ministrave ushtron funksionet e tij deri në zgjedhjen e një Këshilli të ri të Ministrave”.

Tre nga gjithsej 10 kandidatët e mundshëm për kryeministër të përkohshëm tashmë refuzuan postin. Kryeministri Rosen Zheljazkov dha dorëheqjen pas protestave masive kundër qeverisë dhe buxhetit për vitin 2026.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova