LAJME

Artikull

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” është rikthyer në sistemin energjetik

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 12:57

Centrali Atomik "Kozlloduj"

Centrali Atomik "Kozlloduj"

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” është rikthyer në sistemin energjetik të vendit, njoftoi termocentrali bërthamor. Kërkesat e rregulloreve teknologjike do të përmbushen dhe ngarkesa e energjisë bërthamore do të kryhet në faza.

Në fund të tetorit filloi riparimi vjetor i planifikuar i njësisë dhe pajisjet e dëmtuara të membranës mbrojtëse, të vendosura në pjesën konvencionale, jo‑bërthamore të njësisë, u zëvendësuan.

Njësia 5 po funksionon sipas orarit, tha gjithashtu ekipi i termocentralit.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva