LAJME

Artikull

Patriarku Daniil: Zoti na ka dhënë këtë dhuratë të madhe – të jetë me ne

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 14:25

Patriarku Daniil

Patriarku Daniil

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

“Zoti na ka dëshiruar dhe Zoti na ka dhënë këtë dhuratë të madhe – të jetë me ne. Duhet të mendojmë se me çfarë nderi të lartë na ka nderuar, duke vendosur tek ne shëmbëlltyrën e Tij, që njeriu të jetë i ngjashëm me Zotin”, tha para gazetarëve patriarku Daniil. Ai kryesoi Liturgjinë e Shenjtë të Shën Joan Gojartit në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”.

Ndonjëherë e nënvlerësojmë shumë veten dhe njerëzit rreth nesh, ndërsa Zoti na ka dhënë një dinjitet kaq të lartë – të jemi bij të Perëndisë, theksoi patriarku dhe shtoi: “Duhet të përpiqemi të fitojmë atë që Ai na ka sjellë – paqen e Tij hyjnore, përulësinë dhe mëshirën e Tij hyjnore, dashurinë e Tij hyjnore. Nëse i kemi këto dhurata, këto bekime – kjo është ngjashmëria me Zotin. Dhe njeriu me të vërtetë do të jetë bashkë me Të dhe nuk do të pushojmë së shijuari paqen dhe hirin e Tij.”

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva