LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin

Ditë dimri me temperatura afër zeros

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 19:30

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten, vranësirat do të shpërbëhen përkohësisht. Pasdite dhenë mbrëmje, ato do të shtohen sërish nga verilindja. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Verilindore deri mesatare nga perëndimi–veriperëndimi; pas mesditës, në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake, ajo do të forcohet. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht midis –5° dhe 0°, në Sofje rreth –1°, ndërsa maksimalet do të variojnë gjerësisht: nga –2°–0° në Bullgarinë Veriore deri në 6°–7° në rajonet juglindore; në Sofje rreth 4°.

Në male, vranësirat do të shpërbëhen dhe do të kemi mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi–veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth –1°, ndërsa në 2000 m rreth –3°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të shpërbëhen dhe do të ulen përkohësisht, duke u shtuar sërish nga veriu në pasdite. Në bregdetin verior do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 5°–8°, ndërsa temperatura e ujit të detit 10°–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva