Artikull
Kafshët nga Kopshti Zoologjik i Burgasit morën dhurata nga Babagjyshi
Enjte 25 Dhjetor 2025 16:47
Enjte, 25 Dhjetor 2025, 16:47
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Babagjyshi i surprizoi
banorët e Kopshtit Zoologjik të Burgasit me dhurata. Ai mbërriti me një sajë
për t'u sjellë atyre ëmbëlsira, surpriza dhe shumë gëzim, raportoi Televizioni
Kombëtar Bullgar (BNT).
Çdo vit, plaku i mirë
viziton 600 kafshët dhe sot ai nuk e theu traditën pavarësisht motit me shi dhe
erës së fortë. Përveç "mikpritësve", pati surpriza edhe për vizitorët
më të vegjël të kopshtit zoologjik. Fëmijët që bënë fotografi me Babagjyshin
morën një dhuratë dhe ëmbëlsira.
Të gjithë ata që ishin të sjellshëm gjatë vitit shijuan dhuratat e tyre. "Ka disa për grabitqarët, ka disa për majmunët, ka disa për barngrënësit", bëri të ditur kopshti zoologjik. Të parët që morën ëmbëlsirat e tyre të preferuara në një pako Krishtlindjesh ishin majmunët e llojit "Tamarin Luani".
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva