Artikull
Për herë të 31‑të radhazi, Komuna e Sandanskit zgjedh sot “Mbretin e Verës”
Premte 26 Dhjetor 2025 05:40
Premte, 26 Dhjetor 2025, 05:40
FOTO: pixabay
Madhësia e shkronjave
Në garë marrin pjesë prodhues verërash nga rajoni, njoftoi Komuna në faqen e saj në Facebook. Kandidatët duhej të dorëzonin 1.5 litra verë, së bashku me informacion për varietetin, vendbanimin dhe zonën e vreshtit.
Cilësitë e kësaj pijeje hyjnore do të vlerësohen nga specialistët enologë. Pikërisht ata do të “kurorëzojnë” fituesin në kuadër të Festës së Verës së Kuqe të Re, e cila do të zhvillohet në sheshin “Bullgaria”.
Festa do të pasurohet edhe me një program që përfshin ritme maqedonase.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje
- Prodhimi i verës në Bullgari ka një traditë mijëvjeçare
- Turizmi i verës në Bullgari ka potencial si ai në Francë, Itali dhe Spanjë - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva