LAJME

Artikull

Shkolla e kolendarëve në Etër dhe Trjavna rikrijon zakonin e kolendarëve

Premte, 26 Dhjetor 2025, 09:57

Shkolla e kolendarëve në Etër dhe Trjavna rikrijon zakonin e kolendarëve

FOTO: etar.bg

Madhësia e shkronjave

Në muzeun në natyrë “Etër” në Gabrovo, nxënësit e “Shkollës së kolendarëve” do të rikrijojnë zakonin e kolendarëve më 26 dhjetor. Të nesërmen, më 27 dhjetor, zakoni do të rikrijohet edhe në qytetin e Trjavnës. Në vitin 2025, në “Shkollën e kolendarëve” pranë muzeut trajnohen tre grupe kolendarësh, në të cilat marrin pjesë 33 djem.

Nisma për këtë trajnim filloi në vitin 2017. Këngët dhe urimet e kolendarëve në traditën popullore bullgare interpretohen vetëm nga të rinj meshkuj. Ekipi i muzeut u jep mundësi të rinjve nga 14 deri në 18 vjeç të njihen me ritualet festive, me detaje nga simbolika e zakonit të kolendarëve, si dhe të mësojnë me ndihmën e specialistëve të muzeut këngë dhe urime kolendare.

Lexoni më shumë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva