LAJME

Artikull

Mbi 3 720 000 leva dhuruan bullgarët për fëmijët e sëmurë

Premte, 26 Dhjetor 2025, 11:03

Mbi 3 720 000 leva dhuruan bullgarët për fëmijët e sëmurë

FOTO: Zyra e Shtypit e Presidentit

Madhësia e shkronjave

Mbi 3 720 000 leva janë mbledhur deri tani përmes edicionit të radhës të nismës bamirëse “Krishtlindja Bullgare”, e cila zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit. Shuma e shpallur është në përfundimin e spektaklit bamirës të mbajtur më 25 dhjetor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” – kulmi i iniciativës. Fushata, e cila këtë vit i kushtohet fëmijëve kronikisht dhe rëndë të sëmurë, vazhdon deri në fund të nëntorit 2026. Deri tani janë dërguar 250 000 SMS bamirës në numrin 1117.

Prej 23 vitesh, kauza “Krishtlindja Bullgare” forcon traditat e dhurimit në vend. Falë mbështetjes aktive të donatorëve dhe partnerëve, iniciativa ndihmon çdo vit mbi 550 fëmijë të sëmurë dhe siguron aparaturë mjekësore të teknologjisë së lartë për institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva