Artikull
Patriarkët Daniil dhe Bartolomeu bashkëmeshuan në Stamboll
Premte 26 Dhjetor 2025 13:48
Premte, 26 Dhjetor 2025, 13:48
FOTO: Kisha Ortodokse Bullgare - Patrikana Bullgare
Madhësia e shkronjave
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes, Daniil, si dhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu bashkëmeshuan sot, 26 dhjetor, në një liturgji solemne në kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në lagjen “Fener” të Stambollit. Kjo është dita e dytë e vizitës së parë paqësore të Patriarkut bullgar Daniil në Patrikanën Ekumenike në Stamboll.
“Në kohë si këto të sotmet, kur paligjshmëria shumëzohet deri në mosnjohje, kur sërish ‘trazohen kombet dhe… mendojnë gjëra të kota’ (Ps. 2:1) kundër vullnetit të Perëndisë, kur shohim se jeta njerëzore dhe dinjiteti i personit njerëzor po zhvlerësohen gjithnjë e më shumë dhe е gjithë bota jonë tronditet nga forcat shkatërruese të errësirës, Kisha Ortodokse është e detyruar të ngrejë edhe më lart zërin e saj në dëshmi të përbashkët për dritën dhe paqen që Krishti na solli me lindjen e Tij,” tha Patriarku Daniil.
Në fund të liturgjisë së përbashkët, Patriarku bullgar Daniil dhe Sinodi i Shenjtë i dhuruan Patriarkut Ekumenik Bartolomeu një pjesë nga reliktet e Shën Patriarkut Evtimij, njofton BNT. Evtimij Tërnovski ka qenë patriark bullgar (1375–1393) dhe shkrimtar, si dhe themelues i Shkollës Letrare të Tërnovos.
Vizita e patriarkut Daniil vazhdon deri më 28 dhjetor. Më 27 dhjetor, në kishën bullgare “Shën Stefan” në Stamboll do të mbahet një liturgji e shenjtë e kryesuar nga Patriarku bullgar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva