LAJME

Artikull

MPB me paralajmërime në lidhje me futjen e euros nga 1 janari 2026

Martë, 30 Dhjetor 2025, 06:05

MPB me paralajmërime në lidhje me futjen e euros nga 1 janari 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme (MPB) i paralajmëroi qytetarët për mashtrime që lidhen me futjen e euros nga 1 janari 2026. Shefja e sektorit “Mashtrime” në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare, kryeinspektore Zllatka Padinkova, rekomandon që të mos jepen informacione personale apo bankare (numri personal, numri i llogarisë bankare, karta bankare, kodi PIN etj.) te persona të panjohur, pavarësisht se si paraqiten. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur marrin telefonata ose mesazhe në postën elektronike që në dukje vijnë nga banka, posta, policia apo institucione të tjera. Komunikime të tilla shpesh kërkojnë të ndani ose të konfirmoni të dhëna personale apo bankare. Në asnjë rast mos e bëni këtë. Për të shmangur abuzimet financiare, ndërprisni menjëherë telefonatat e tilla dhe mos hapni lidhje (linke) të dyshimta në email-e.

Policia apelon – në rast dyshimi për mashtrim ose ndonjë abuzim tjetër, njoftoni menjëherë në numrin 112 ose vizitoni strukturën më të afërt të MPB-së.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva