MUZIKË

Artikull

Pllamen Bonev na çon në "Një botë ndryshe"

Shtunë, 3 Janar 2026, 06:20

Pllamen Bonev na çon në "Një botë ndryshe"

FOTO: Facebook/Plamen Bonev (De La Bona)

Madhësia e shkronjave

Pllamen Bonev (De La Bona) na mbush me humor festiv, shpresë dhe një atmosferë përrallore me këngën e tij të re "Një botë ndryshe". Në fakt, ajo u regjistrua dhjetë vjet më parë në një studio legjendare në Londër, por po publikohet vetëm tani, kur, sipas artistit, bota ka më shumë nevojë për optimizëm. Këngëtari është autori i tekstit, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë krijuar përsëri nga Pllamen Bonevi, por së bashku me Rumen Lillovskin.

"Filozofia ime e jetës është të kërkoj bukurinë në gjithçka. Dua që ne të jetojmë në një botë ku e duam dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Këtë Krishtlindje po dhuroj bukuri me "Një botë ndryshe". Le të jetojmë në një botë të tillë!", bën thirrje artisti.


Shihni më shumë:

"Fillimi apo fundi" – zgjedhja është e jona

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva