LAJME

Artikull

Qasja në arsim në Bullgari për bullgarët jashtë vendit është një përparësi

Hënë, 29 Dhjetor 2025, 18:12

Drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova

Drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vazhdimi i shkëmbimit të praktikave të mira që filloi këtë vit midis strukturave të ndryshme të bullgarëve jashtë vendit, organizimi i edicionit të dytë të Festivalit të Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit, mbajtja e një takimi në shkallë të gjerë "Artistët Bullgarë Jashtë Vendit" në shtator në Sofje, si dhe përgatitja e një iniciative të re sportive dhe arsimore për fëmijë dhe të rinj nën titullin "Lojëra Heroike". Këto do të jenë pikat kryesore në punën e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit për vitin 2026.  

"Puna për një model më të drejtë për qasje në arsimin e lartë në Bullgari për fëmijët dhe të rinjtë nga e gjithë diaspora bullgare mbetet gjithashtu një përparësi strategjike", bëri të ditur drejtoresha e agjencisë, Rajna Manxhukova, e cituar nga faqja e internetit e agjencisë. 

Më shumë hollësi për punën e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit mund të lexoni në sajtin tonë në fund të javës.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva