Artikull
Parashikimi i motit për 30 dhjetorin 2025
Pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës era e ftohtë veriperëndimore do të forcohet
Hënë 29 Dhjetor 2025 19:35
Hënë, 29 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje deri në minus 4°. Gjatë ditës era nga perëndimi–veriperëndimi do të forcohet sërish dhe do të jetë mesatare deri e fortë, me shpërthime. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10°, ndërsa në kryeqytet rreth 6°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me shi. Do të fryjë erë e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 8–11°. Temperatura e ujit të detit është 9–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite me shtime të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë veriperëndimore e fortë deri stuhi, me të cilën do të depërtojë ajër i ftohtë. Temperatura maksimale në një lartësi mbidetare nga 1200 m do të jetë rreth minus 5°, ndërsa në 2000 m rreth minus 3°.
Të mërkurën, në ditën e fundit të vitit, me erë të fortë veriperëndimore do të depërtojë edhe një valë tjetër ajri të ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell, me shtime të përkohshme të vranësirave, pa reshje. Temperaturat maksimale në pjesën më të madhe të vendit do të mbeten nën zero. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura minimale që në disa zona do të arrijnë deri në minus 10°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova