EKONOMI

Artikull

Paratë e dërguara nga bullgarët jashtë vendit arrijnë në 1.3% të PBB-së

Martë, 30 Dhjetor 2025, 10:20

Paratë e dërguara nga bullgarët jashtë vendit arrijnë në 1.3% të PBB-së

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet e dyta në BE në transfertat personale - ose paratë që na dërgohen nga bullgarët që punojnë jashtë vendit. Sipas Eurostat, suficiti më i madh (diferenca midis fondeve të marra dhe të dërguara) u regjistrua në Kroaci - 2.6% të PBB-së, e ndjekur nga Bullgaria me 1.3% të PBB-së, Portugalia (1.2%) dhe Rumania (1%). Në anën e kundërt të renditjes janë vendet me deficitet më të mëdha në transfertat personale si pjesë e PBB-së - Malta (2.8%), Qiproja (-0.9%), Belgjika (-0.6%), si dhe Greqia, Spanja dhe Franca (-0.5% secila). 

Gjatë dekadës së fundit, fluksi i fondeve nga bullgarët jashtë vendit është dyfishuar dhe në vitin 2024 do të arrijë në 2.4 miliardë euro. 60% e tyre janë fonde nga emigrantët bullgarë për të afërmit e tyre në Bullgari, dhe pjesa tjetër janë paga të bullgarëve që punojnë përkohësisht jashtë vendit në punësim sezonal. 

86% e parave vijnë nga Evropa, pjesa tjetër është nga Amerika e Veriut. 2/3 e parave të emigrantëve vijnë vetëm nga 6 vende - Gjermania, Britania e Madhe, Spanja, SHBA-ja, Holanda dhe Austria. Në 10 vendet e para përfshihen edhe Franca, Republika Çeke, Belgjika dhe Greqia. 

Më shumë fonde nga Bullgaria dërgohen në Rusi, Turqi, Gjermani, Rumani dhe Itali.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva