EKONOMI

Artikull

Rritja ekonomike e vendit për vitin 2025 është 3%

Martë, 30 Dhjetor 2025, 13:15

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria e përfundon vitin me një Produkt të Brendshëm Bruto (PBB) prej 113 miliardë eurosh, me një rritje mbi 3% të ekonomisë. Papunësia ulet me 0,6% për vitin 2025 krahasuar me vitin 2024. Rritja e të punësuarve arrin 1,6%. Ka një rekord në mbledhjen e të ardhurave, me një rritje prej mbi 5 miliardë eurosh, krahasuar me vitin 2024. Inflacioni është rreth 3,6%. 

“Prej kohësh Bullgaria nuk është më vendi më i varfër në BE dhe kjo duhet theksuar qartë. Ne po i paraprijmë Greqisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Lituanisë dhe kjo është arsye për vetëbesim për çdo bullgar”, theksoi Zheljazkov. 

Mekanizmi për futjen e euros do të zgjerohet me një qendër koordinuese, e cila do të drejtohet nga Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat e Mallrave dhe Tregjet, sqaroi kryeministri.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva