Autor
Svetllana Dimitrova
Artikull
Shteti hap tregun e letrave shtetërore me vlerë për qytetarët
Martë 30 Dhjetor 2025 16:51
Martë, 30 Dhjetor 2025, 16:51
Temenushka Petkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me një vendim të tij, Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë për organizimin e ofertës primare të letrave shtetërore me vlerë për investitorët individualë. Ajo do t’u mundësojë investitorëve joprofesionistë – persona fizikë dhe juridikë – të marrin pjesë drejtpërdrejt në tregun e letrave shtetërore me vlerë në Bullgari. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp ministrja e financave në largim, Temenushka Petkova, pas përfundimit të mbledhjes së fundit qeveritare për këtë vit.
Sipas saj, për të arritur në këtë vendim, një grup pune ndërinstitucional i krijuar posaçërisht studioi përvojën ndërkombëtare në këtë drejtim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova