LAJME

Artikull

IA ende nuk ushtron presion mbi tregun e punës në Bullgari

Martë, 30 Dhjetor 2025, 17:40

IA ende nuk ushtron presion mbi tregun e punës në Bullgari

FOTO: Pixapay

Madhësia e shkronjave

Në Bullgari nuk vërehet ende një ndryshim në tregun e punës si pasojë e aplikimit të inteligjencës artificiale (IA). Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Georgi Përvanov, ekspert i burimeve njerëzore dhe anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Bullgare për Menaxhimin e Njerëzve dhe të Konfederatës Bullgare të Punësimit. “Së pari shohim një efekt serioz në tregun e punës në vendet më të zhvilluara – SHBA dhe Evropën Perëndimore, por në Bullgari, për momentin, ndikimi i IA-së është më tepër minimal”, ishte kategorik eksperti. Sipas tij, në vitet 2026–2027 pritet që efekti të ndihet më dukshëm dhe IA të fillojë të zëvendësojë profesione dhe veprimtari me funksione të përsëritura, thjesht administrative. Sipas Përvanovit, disa profesione zejtare po shkojnë drejt zhdukjes. “Të rinjtë që po hyjnë tani në tregun e punës nuk tregojnë shumë interes për t’u marrë me to”, tha eksperti.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova