HISTORI

Artikull

Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, 45 vjet si bashkëmbrojtës të Evropës

Mërkurë, 31 Dhjetor 2025, 04:55

Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, 45 vjet si bashkëmbrojtës të Evropës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbushen 45 vjet nga shpallja e Konstantin-Kirill Filozofit dhe vëllait të tij Metodij si bashkëmbrojtës të Evropës. Kjo ndodhi në vitin 1980 me letrën apostolike Egregiae Virtutis të Papa Gjon Palit II. Mbrojtësit e Evropës janë shenjtorë të krishterë, të nderuar në traditën e Kishës Katolike Romake si mbrojtës qiellorë dhe ndërmjetës para Zotit për mbarë kontinentin evropian.

Si mbrojtës të Evropës janë shpallur gjashtë shenjtorë: Shën Benedikti i Nursisë, Shën Kirili dhe Shën Metodij, Shën Katerina e Sienës, Shën Brigita dhe Shën Tereza Benedikta e Kryqit.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova