LAJME

Artikull

Euroja tashmë është valuta zyrtare në Bullgari

Enjte, 1 Janar 2026, 09:47

Euroja tashmë është valuta zyrtare në Bullgari

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Që nga 1 janari, euroja është valuta zyrtare në Bullgari. Deri në fund të janarit mund të paguajmë edhe me leva bullgare, por pagesat elektronike do të kryhen vetëm në euro, kujton reporterja jonë Marta Mlladenova. Banka Kombëtare e Bullgarisë (BNB) do të këmbejë leva në euro pa afat dhe pa pagesë. Bankat tregtare dhe “Posta Bullgare” e kanë këtë detyrim deri në fund të qershorit të këtij viti.

Në lidhje me anëtarësimin tonë në eurozonë si shteti i 21-të anëtar, këmbimi i kartëmonedhave nga leva në euro do të kryhet edhe nga 20 bankat e tjera qendrore kombëtare të vendeve anëtare të eurozonës. Kjo do të bëhet në periudhën nga 1 janari 2026 deri më 2 mars 2026, sipas kursit fiks të këmbimit 1 euro = 1.95583 leva. Për këmbimin nuk do të aplikohen tarifa, komisione apo shpenzime të tjera. Kufiri ditor i këmbimit është i kufizuar deri në 2000 leva për klient/transaksion në ditë, njoftojnë nga BNB.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova