LAJME

Artikull

Valldis Dombrovskis: Kalimi në euro e vendos Bullgarinë në zemër të Evropës

Enjte, 1 Janar 2026, 13:05

Valldis Dombrovskis

Valldis Dombrovskis

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Që nga sot, Bullgaria është anëtarja e 21-të e eurozonës. Në një deklaratë në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë, komisioneri evropian për ekonominë, Valldis Dombrovskis, theksoi se kalimi nga leva në euro është më shumë sesa një ndryshim monedhe – ai e vendos Bullgarinë në zemër të Evropës. Sipas tij, euroja do të sjellë më shumë investime, më shumë rritje ekonomike dhe më shumë vende pune në vendin tonë. “Tani Bullgaria ndodhet në një pozicion më të mirë për të përfituar nga mundësitë e eurozonës – pagesa më të thjeshtuara, udhëtime më të lehta, norma më të ulëta interesi”, tha gjithashtu Dombrovskis.

Pranimi i euros ndodh saktësisht 19 vjet pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova