Artikull
Entuziastë në Varnë e nisën vitin me larje në ujërat e ftohta të detit
Enjte 1 Janar 2026 13:34
Enjte, 1 Janar 2026, 13:34
FOTO: FB/Emil Zlatev
Madhësia e shkronjave
Në Varnë, entuziastë e nisën Vitin e Ri 2026 me një larje tradicionale në ujërat e ftohta të Detit të Zi. Ata u mblodhën në Kopshtin Detar të qytetit pikërisht në orën 08:00 të mëngjesit. Pas një nxehjeje të mirë dhe përgatitjes së trupit, ata u zhytën në det. “Temperatura e ajrit është minus katër gradë, ndërsa ajo e ujit të detit është tetë gradë”, njoftoi në Facebook instruktori i njohur i karatesë, përgatitjes së përgjithshme fizike, jogës dhe dietologjisë, Emill Zllatev, organizator i aktivitetit.
“Që shumë kohë më parë, bashkë me njerëz me të njëjtat bindje, zgjodhëm ditën e parë të vitit për këtë aktivitet sportiv, për të treguar se festimi mund të bëhet edhe në këtë mënyrë – në mënyrë të shëndetshme”, tha Zllatev për BNR Varna.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova