Artikull
Bullgaria e uroi Qipron për fillimin e kryesimit të Këshillit të BE-së
Enjte 1 Janar 2026 15:54
Enjte, 1 Janar 2026, 15:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov e uroi Qipron
me rastin e fillimit të kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. “Jam i
bindur se nën udhëheqjen tuaj Evropa do të vazhdojë të zhvillojë autonominë,
hapjen ndaj botës dhe qëndrueshmërinë e saj. Pres me padurim dialogun e
përforcuar dhe përparimin e qëndrueshëm”, shkroi Rosen Zheljazkov në X, njoftoi
BTA. Qiproja merr që nga sot për herë të dytë kryesimin
gjashtëmujor të Këshillit të BE-së, me synimin për të kontribuar në ndryshime
të orientuara drejt autonomisë evropiane dhe nën moton “Të hapur ndaj botës”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova