Artikull
Parashikimi i motit për 2 janarin 2026
Ditë kryesisht me diell, por e ftohtë dhe me erë
Enjte 1 Janar 2026 18:55
Enjte, 1 Janar 2026, 18:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të jetë kryesisht kthjellët, ndërsa të premten – kryesisht me diell. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por vetëm në zona të izoluara të Bullgarisë Perëndimore priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, pak më të ulëta në ultësirat e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth minus 3°, ndërsa maksimalja rreth 5°.
Në male do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me shtim të përkohshëm të vranësirave, por vetëm në disa zona të izoluara perëndimore të vargmalit Stara Planina, në malet Rilla dhe Pirin do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e fortë nga perëndim–jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 3°, ndërsa në 2000 metra rreth minus 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 7°–9°. Temperatura e ujit të detit është 9°–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova