Artikull
2 janari është ditë pushimi në Bullgari për shkak të aplikimit të euros
Premte 2 Janar 2026 06:45
Premte, 2 Janar 2026, 06:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, data 2 janar 2026 u shpall zyrtarisht ditë pushimi. Kjo masë lidhet me aplikimin e euros si valutë zyrtare në vend dhe synon të sigurojë kohën e nevojshme për rregullime teknike dhe përshtatjen e sistemeve në sektorin financiar dhe jofinanciar. Qëllimi është minimizimi i rreziqeve operative dhe garantimi i një procesi të qetë të kalimit në euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova