Artikull
Hyrja në eurozonë rrit interesin e investitorëve ndaj qytetit bregdetar Burgas
Shtunë 3 Janar 2026 05:20
Shtunë, 3 Janar 2026, 05:20
Vlladimir Krumov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Që nga fundi i vitit 2025, kompani të mëdha të huaja shprehin interes të shtuar investitor ndaj qytetit bregdetar Burgas. Ky interes është nxitur nga anëtarësimi i vendit tonë në eurozonë. “Investitori i madh e di se euroja është një valutë e qëndrueshme, prandaj vjen të investojë tek ne”, u shpreh prefekti rajonal Vlladimir Krumov. Kompani kineze, evropiane dhe amerikane po shqyrtojnë mundësitë për hapjen e bazave prodhuese në zonën e ish-aeroportit ushtarak në Ravnec dhe pranë lagjes “Banevo” të Burgasit, njoftoi korrespondentja jonë Daniella Kostadinova.
Pritet që këtë vit të nisë edhe një nga projektet më të vonuara në rajon – modernizimi dhe zgjerimi i pikës kufitare “Mallko Tërnovo”. Në këtë pikë do të ketë një korsi dhe sportel për automjetet e rënda, të cilat aktualisht kalojnë kufirin bullgaro-turk pranë Lesovos.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova