Artikull
Hënë 5 Janar 2026 09:14
Hënë, 5 Janar 2026, 09:14
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qindra qytetarë i dhanë
nderimet e tyre trajnerit legjendar të futbollit Dimitër Penev, i cili ndërroi
jetë më 3 janar në moshën 80‑vjeçare. Para hyrjes qendrore të stadiumit
“Ushtria Bullgare” u krijua një kënd përkujtimor, ku admiruesit e Penata, siç e
quanin, ndezën qirinj dhe lanë lule e sende për kujtim.
Dimitër Penev e çoi ekipin
kombëtar deri te medaljet e bronzta në Kampionatin Botëror në Shtetet e
Bashkuara në vitin 1994. Ai ishte në krye të ekipit kombëtar edhe gjatë
pjesëmarrjes së parë në Kampionatin Evropian në vitin 1996 në Angli. Është
shpallur trajneri numër 1 i shekullit XX në vendin tonë dhe ka marrë urdhrin
shtetëror “Stara Pllanina”.
“Ai kishte një instinkt të
jashtëzakonshëm në marrëdhëniet me lojtarët, mënyra e komunikimit të tij me ne
ishte shumë e lehtë dhe u jepte mundësi, sidomos futbollistëve me më shumë
përvojë, të shprehnin potencialin e tyre. Dinte si të na motivonte të jepnim më
të mirën nga vetja. Ai është një figurë e madhe në historinë e futbollit
bullgar jo vetëm si trajner, por edhe si futbollist”, tha për Nova TV një nga
heronjtë në SHBA, Nasko Sirakov.
“Dimitër Penev do të mbetet përgjithmonë në histori me arritjet e tij si futbollist i ‘Lokomotiv’ (Sofje) dhe CSKA‑së, si dhe si trajner, falë të cilit Bullgaria arriti renditjet më prestigjioze si në nivel klubesh, ashtu edhe në nivel kombëtar. Të mëdha janë meritat e tij për zbulimin dhe mbështetjen e shumë talenteve të rinj që të marrin rrugën drejt futbollit të madh”, shkroi në faqen e tij në Facebook presidenti Rumen Radev, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e Dimitër Penev, si dhe për gjithë komunitetin futbollistik.
Ceremonia zyrtare e lamtumirës me Dimitër Penevin do të zhvillohet sot nga ora 10:00 në stadiumin kombëtar “Vasill Levski”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva