Artikull
Vështirësi të mundshme në lëvizjen në kufirin bullgaro‑grek
Hënë 5 Janar 2026 10:08
Hënë, 5 Janar 2026, 10:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për shkak të veprimeve greviste në territorin grek, është e mundur të ketë vështirësi në kalimin e automjeteve të lehta dhe të rëndа përmes të gjitha pikave kufitare dhe në të dy drejtimet e kufirit me Greqinë, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”.
Në një takim kombëtar në Malgara pranë
Selanikut, fermerët që bllokojnë rrugët në vend që nga fundi i nëntorit i dhanë
afat qeverisë deri të mërkurën, përfshirë, që të përgjigjet ndaj kërkesave të
tyre kryesore. Në të kundërt, ata kërcënojnë me një bllokadë të plotë të
autostradave, rrugëve dytësore dhe të gjitha pikave kufitare të enjten dhe të
premten.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva