Artikull
Hënë 5 Janar 2026 11:09
Hënë, 5 Janar 2026, 11:09
Godina e MPJ-së
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Republika e Bullgarisë
vëren me shqetësim tezat e radhës të sajuara nga autoritetet në Shkup, të cilat
bien në kundërshtim të mprehtë me thelbin e Konsensusit Evropian të vitit
2022.” Këtë qëndrim e shpreh Ministria e Punëve të Jashtme në faqen e saj.
Qëndrimi lidhet me vendimin
e Maqedonisë së Veriut që të paraqesë projekt‑planin për të drejtat e
komuniteteve në gjuhën angleze, megjithëse dokumenti do të zbatohet nga
institucionet e saj ndaj qytetarëve të vet dhe logjikisht duhet të jetë në një
gjuhë të kuptueshme për ta.
Plani për të drejtat e komuniteteve është një hap i parashikuar të pasojë përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, gjë që do t’u mundësojë fqinjëve tanë të hapin negociatat e anëtarësimit, shpjegon MPJ, duke shtuar se përshëndesin deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të përfshijë në Plan të gjitha vërejtjet e komunitetit bullgar dhe se presin që ai të mbajë premtimin.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva