Artikull
Hënë 5 Janar 2026 12:11
Hënë, 5 Janar 2026, 12:11
Grigor Dimitrov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Tenisti më i mirë bullgar,
Grigor Dimitrov, kthehet në fushë pasi nuk kishte pjesëmarrje gati gjysmën e
sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi në muskujt e kraharorit, të cilin e
pësoi në korrik të vitit të kaluar në “Wimbledon”. Mungesa e gjatë çoi në një
rënie të ndjeshme në renditjen botërore, ku ai aktualisht mban vendin e 44‑të.
Grigor Dimitrov do të
zhvillojë ndeshjen e tij të parë për Vitin e Ri nesër, 6 janar, në turneun ATP
250 në fushat e forta në Brisbane, Australi, duke u përballur me numrin 93 në
botë, Pablo Carreño‑Busta. Bullgari, i cili ka fituar dy herë turneun në
qytetin australian, ka katër fitore në gjithsej shtatë përballje kundër
spanjollit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva