Artikull
Parashikimi i motit për 6 janarin
Temperaturat maksimale i afrohen atyre pranverore
Hënë 5 Janar 2026 19:40
Hënë, 5 Janar 2026, 19:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën vranësirat do të mbeten të
konsiderueshme. Në disa zona, kryesisht në Fushën e Danubit dhe në rajonin Rilla‑Rodope,
do të ketë reshje shiu. Era në pjesën lindore të vendit dhe në veri të maleve
do të jetë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugu‑jugperëndimi –
temperaturat do të mbeten të larta, me vlera maksimale ndërmjet 14°‑19°. Në
pjesën më të madhe të Fushës së Danubit do të fryjë erë e dobët veriperëndimore
dhe dukshmëria përkohësisht do të përmirësohet. Aty temperaturat nuk do të kenë
ndryshim të ndjeshëm gjatë ditës dhe maksimalet do të jenë ndërmjet 2° dhe 7°.
Në Sofje temperatura maksimale do të jetë rreth 15°. Temperaturat minimale do
të jenë në një interval të gjerë – nga 0° në zonat veriperëndimore deri në 12°
në juglindje, në Sofje – rreth 5°.
Në male moti do të jetë kryesisht
i vranët. Në disa vende do të ketë reshje bore, ndërsa nën 1800 m – reshje
shiu. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë dhe e ashpër jugperëndimore.
Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 9°, ndërsa në 2000 m –
rreth 3°.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të
konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë dhe me
shpërthime nga jugu‑jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet
15° dhe 18°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 9°‑11°. Dallgëzimi i detit do
të jetë rreth 3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva