Artikull
Hënë 5 Janar 2026 20:10
Hënë, 5 Janar 2026, 20:10
FOTO: Faqja turistike Shpella Snezhanka / Facebook
Madhësia e shkronjave
Më 3 janar, 65 vjet më parë,
u zbulua shpella Snezhanka (Borëbardha), e vendosur në malin Batashka në
Rodopet Perëndimore. Atëherë, tre alpinistë nga shoqata turistike “Kupena” në
Peshtera hynë në të për herë të parë dhe kaluan një ditë të tërë, të magjepsur
nga bukuria e saj.
Shpella u formua nga lumi
Novomahlenska më shumë se 3.5 milion vjet më parë. Artefaktet e gjetura në të
tregojnë se rreth vitit 600 para Krishtit ajo ka qenë një strehë për trakët e
lashtë.
Me gjatësinë e saj prej 145
metrash, Snezhanka është një nga shpellat më të vogla në Bullgari, por ndër më
piktoresket. Është e pasur me stalaktite - më e madhja prej të cilave është
1.27 metra e gjatë, si dhe stalagmite, stalaktone dhe draperi. Është gjithashtu
e njohur për pesë pellgjet e saj me sinter, në të cilat mund të shihen perlat
e shpellës.
Shpella është një vend letargjie për speciet e mbrojtura të lakuriqëve të natës dhe është përfshirë në 100 Objetet Turistike Kombëtare. Ajo mori emrin e saj për shkak të formave të shpellës1 që i ngjajnë heroinës së përrallave Borëbardha /Snezhanka/.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva