Artikull
Pas erërave uragane gjatë fundjavës jeta po normalizohet
Hënë 5 Janar 2026 15:04
Hënë, 5 Janar 2026, 15:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Aeroporti “Vasil Levski” – Sofje tashmë funksionon normalisht dhe fluturimet po kryhen sipas orarit, njoftuan nga qendra e shtypit e aeroportit. Ditën e diel, për shkak të erërave të forta, shtatë fluturime që po uleshin u devijuan nga Sofja drejt aeroporteve të tjera – Beograd, Budapest, Varna dhe Plovdiv, ndërsa tri fluturime që do të niseshin u anuluan.
Gjatë fundjavës, qindra familje në komunat Vraca, Mezdra dhe Montana mbetën pa energji elektrike për shkak të avarive si pasojë e erës. Në rajonin e qytetit Vraca, forca e saj i kaloi 120 km/orë, duke rrëzuar shtylla, stacione autobusësh dhe pemë. Në Sofje, një pemë që ra mbi një automjet në lëvizje i mori jetën një gruaje 31-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Në resortin malor Borovec u aktivizua sistemi BG Alert. Atje ranë dhjetëra pemë, por fatmirësisht nuk pati viktima njerëzore. Në bregdetin e Detit të Zi, më 4 dhjetor, anija turistike “Magellan” u fundos pasi u përplas me murin e molit në Sozopol. Anija, e gjatë 25 metra, u tërhoq nga porti nga era uragane pasi iu këput spiranca, raportoi korrespondentja jonë Daniella Kostadinova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova