Artikull
Sofia dhe Aleksandër janë emrat më të përdorur tek foshnjat e lindura në 2025
Hënë 5 Janar 2026 17:08
Hënë, 5 Janar 2026, 17:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Edhe gjatë vitit 2025, emrat më të zakonshëm në Bullgari për meshkujt dhe femrat ishin Georgi (138 653) dhe Maria (99 335). Pas tyre renditen Ivan dhe Elena.
Mes djemve të lindur gjatë vitit të kaluar, emrat më të shpeshtë janë Aleksandër – 666 foshnje morën këtë emër, Georgi – 662 dhe Kallojan – 577. Tek vajzat, për herë të parë pas 9 vjetësh, emri më i popullarizuar nuk është Viktoria, por Sofia. 472 vajza u quajtën Sofia, Maria renditet e dyta me 460 të sapolindura, ndërsa Viktoria është e treta – 445 vajza.
Numri më i madh i personave që festuan ditën e emrit ishte në Ditën e Dafinave, domethënë të gjithë ata që mbajnë emra lulesh, numri i të cilëve ishte mbi 336 mijë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova