LAJME

Artikull

Armenët në Bullgari festojnë Krishtlindjen dhe Ditën e Pagëzimit të Zotit

Martë, 6 Janar 2026, 04:55

Armenët në Bullgari festojnë Krishtlindjen dhe Ditën e Pagëzimit të Zotit

FOTO: Kisha armene në Sofje / Viktor Barëmov

Madhësia e shkronjave

Armenët në Bullgari festojnë Krishtlindjen më 6 janar, së bashku me Ditën e Pagëzimit të Zotit (Dzënunt), duke ndjekur traditën e Kishës Apostolike Armene, e cila i bashkon të dy festat. Në Kishën Apostolike Armene “Shën Maria” (Surp Astvaxaxin) në Sofje, festat do të shënohen me shërbime solemne, njoftojnë nga tempulli në një komunikatë për shtyp, e cituar nga BTA. Pas Liturgjisë së Shenjtë do të kryhet ceremonia e bekimit të ujit (Çurorhenk).

Gjatë shërbimit festiv do të shpallet Padrini i Kishës – Haçkavor, i cili merr përgjegjësi shpirtërore, morale dhe simbolike ndaj tempullit dhe komunitetit gjatë gjithë vitit kalendarik.

Kisha Armene “Shën Maria” është tempulli i vetëm armen në Sofje – një qendër shpirtërore për komunitetin armen në kryeqytet.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova