LAJME

Artikull

Bekimi i flamujve të Ushtrisë Bullgare për Ditën e Pagëzimit të Zotit

Martë, 6 Janar 2026, 06:15

Bekimi i flamujve të Ushtrisë Bullgare për Ditën e Pagëzimit të Zotit

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Ceremonia tradicionale e bekimit të flamujve dhe flamujve-shenjtor të Ushtrisë Bullgare me rastin e Ditës së Pagëzimit të Zotit (Theofani) do të mbahet në të gjitha vendbanimet ku ka formacione ushtarake. Në Sofja, ceremonia solemne do të fillojë në orën 11:00 para Monumentit të Ushtarit të Panjohur. Presidenti Rumen Radev do të pranojë formacionin e nderit të njësive përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare. Do të jenë të pranishëm edhe ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, dhe shefi i mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov.

Bekimi i ujit për Theofaninë do të kryhet nga Shkëlqesia e Tij, Patriku Bullgar dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova