LAJME

Artikull

Organet e kontrollit nuk gjejnë shkelje drastike pas pranimit të euros

Hënë, 5 Janar 2026, 18:09

Organet e kontrollit nuk gjejnë shkelje drastike pas pranimit të euros

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës nuk gjejnë shkelje drastike në objektet tregtare lidhur me pranimin e euros nga 1 janari 2026. Këtë e deklaroi në Veliko Tërnovo Anna Mitova, drejtoreshë e Drejtorisë “Komunikim” pranë administratës qendrore të Agjencisë së të Ardhurave. Shkeljet, më së shumti për shkak të padijes, u regjistruan në rreth 10% të objekteve të kontrolluara.

Shumë nga sinjalizimet e qytetarëve lidhen me rritjen e çmimeve të barnave në farmacitë dhe të shërbimeve në sallonet e flokëve dhe kozmetikës.

“Ku ka probleme, le të sinjalizojnë qytetarët, bizneset dhe organizatat në Qendrën Koordinuese për parregullsitë”, u bë thirrje në emisionin e BNR Vlladimir Ivanov, kryetar i Qendrës Koordinuese për euron.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova