Artikull
Sistemi i kontrollit kufitar për vendet jashtë BE-së është plotësisht funksional
Martë 6 Janar 2026 09:05
Martë, 6 Janar 2026, 09:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nga ora 10:00 e 6 janarit, sistemi i hyrjes/daljes EES do të zbatohet në të gjitha pikat kufitare tokësore në Bullgari. Më 12 tetor 2025, sistemi tashmë u aplikua në pikën e kalimit kufitar tokësor "Kallotina" dhe në të gjitha kufijtë e jashtëm ajrorë, lumorë dhe detarë.
Sistemi EES regjistron të dhënat e qytetarëve të vendeve jo-anëtare të BE-së që udhëtojnë për një qëndrim afatshkurtër deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Kontrolli kufitar i personave që bien brenda fushëveprimit të sistemit përfshin mbledhjen e informacionit biografik dhe marrjen e të dhënave biometrike në pikën e kalimit kufitar, siç janë fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve. Qëllimi i EES është të ndihmojë në parandalimin e imigracionit të paligjshëm dhe të rrisë sigurinë në zonën Shengen.
Për shkak të grevave të fermerëve më 6 janar, mund të ketë vështirësi në kalimin e automjeteve të lehta dhe të rënda nëpër të gjitha pikat kufitare me Greqinë, njoftoi Policia Kufitare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva