LAJME

Artikull

Bankat i ndajnë qytetarët në klientë dhe joklientë për këmbimin e euros

Martë, 6 Janar 2026, 09:24

Bankat i ndajnë qytetarët në klientë dhe joklientë për këmbimin e euros

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në shkelje të Ligjit për Miratimin e Euros, disa banka komerciale po vendosin tarifa ose kufizime të tjera për këmbimin e levave në euro nga 1 janari, tregojnë reportazhet e BNR-së nga zyrat e bankave në Sofje.

Sipas Ligjit, bankat duhet të shkëmbejnë falas dhe në sasi të pakufizuara kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit prej 1.95583 leva për euro. Por kjo nuk ndodh në disa degë bankash.

"Nuk ka tarifa nga 1 janari deri më 30 qershor, qoftë për këmbimin e monedhave apo kartëmonedhave", theksoi për BNR Vasill Dimitrov, drejtor i projektit të miratimit të euros në DSK Bank. Por ai theksoi se është e dëshirueshme që këmbimi të bëhet në bankën ku njerëzit kanë llogari, depozita ose karta, në mënyrë që të kursehen hapat në procedurat e verifikimit - "njihni klientin tuaj" dhe deklarimi i origjinës së fondeve, dhe kështu procesi do të ecë më shpejt.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva