Artikull
Martë 6 Janar 2026 11:19
Martë, 6 Janar 2026, 11:19
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2025 në Bullgari janë blerë 49 389 makina të reja, që është një rekord i ri, njoftoi Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve. Krahasuar me 42 957 makina të shitura në vitin 2024, rritja është 6432 automjete me deri në 8+1 vende. Deri tani, numri më i madh i makinave të reja të shitura pas vitit 1990 ishte regjistruar në vitin para‑krizës 2008 – 45 478. Rekordi i vjetër është 8.6% më i ulët se ai i vitit të kaluar.
Vetëm në dy muajt e fundit të vitit 2025 në Bullgari janë regjistruar 8241 makina, ose rreth 135 automjete në ditë. Sipas shoqatës, faktorët kryesorë për rritjen e shitjeve janë rritja e të ardhurave të bullgarëve dhe kostoja më e favorshme e përdorimit të një makine të re, krahasuar me blerjen dhe mirëmbajtjen e një automjeti të përdorur.
Tek automjetet e lehta dhe të rënda të përdorura nga biznesi i vogël dhe i mesëm, regjistrohet një rënie vjetore prej 13% të shitjeve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva