Artikull
Parashikimi i motit për 7 janarin
Për Ditën e Ivanit (Ivanovden) nuk priten të ftohtat tradicionale, por do të ketë reshje
Martë 6 Janar 2026 19:25
Martë, 6 Janar 2026, 19:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje rreth 5°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë. Në shumë zona të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, të konsiderueshme në rajonet jugore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu-jugperëndimi dhe temperaturat do të mbeten të larta. Maksimalet do të jenë ndërmjet 10 dhe 15°, në kryeqytet deri në 11°. Temperaturat ditore në Bullgarinë Veriperëndimore do të jenë më të ulëta, pothuajse pa ndryshim gjatë ditës – ndërmjet 2 dhe 4°. Në Fushën e Danubit era do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të fillojë të hyjë ajër i ftohtë.
Në bregdet do të ketë reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15-18°. Temperatura e ujit të detit është 10-11°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë. Do të ketë reshje shiu, të konsiderueshme në zonat jugore të rajonit Rilla-Rodope, Bellasica dhe Ograzhden. Mbi rreth 1800 m reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e fortë deri në stuhi nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 9°, ndërsa në 2000 m rreth 3°.
Të enjten, me uljen e temperaturave në Bullgarinë Veriperëndimore, do të ketë kushte për formim akulli. Një front i ftohtë do të kalojë mbi vend. Era veriperëndimore do të sjellë ajër të ftohtë. Do të ketë edhe reshje, në disa zona të konsiderueshme. Me të ftohtin, deri në mbrëmje në shumë rajone shiu do të kthehet në borë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva