LAJME

Artikull

Brenda 6 ditësh mbi 1/3 e levave tashmë janë tërhequr nga qarkullimi

Martë, 6 Janar 2026, 12:27

Brenda 6 ditësh mbi 1/3 e levave tashmë janë tërhequr nga qarkullimi

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

36,3% e levave bullgare në qarkullim janë tërhequr nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Këtë e njoftoi kryetari i Qendrës së Koordinimit për euron, Vlladimir Ivanov, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave. Pritet që pjesa kryesore e parave të gatshme të tërhiqet më së voni deri në fund të marsit 2026. Bankënotat dhe monedhat e nevojshme janë siguruar, njofton BNB. Qytetarët bëhen thirrje të shkëmbejnë levat e tyre në bankat tregtare, Postën Bullgare dhe BNB.

“Vauçerët e lëshuar në leva, me afat përdorimi pas 1 janarit 2026, rillogariten në euro sipas kursit zyrtar në momentin kur konsumatori e paraqet vauçerin”, sqaroi Ivanov dhe premtoi kontrolle mbi sinjalet për tarifa bankare dhe kufizime gjatë shkëmbimit të parave, transmeton BTA.

Nga 1 deri më 5 janar janë kryer mbi 4000 kontrolle në objektet tregtare. Shkelje janë konstatuar në rreth 7% të objekteve të kontrolluara. Kjo tregon se nuk ka shkelje masive, theksojnë nga Administrata Kombëtare e të Ardhurave.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva