Artikull
Bullgaria shpreh shqetësim ndaj Greqisë për bllokadat në kufi
Martë 6 Janar 2026 18:02
Martë, 6 Janar 2026, 18:02
Grozdan Karaxhov
FOTO: mtc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri dhe ministër në dorëheqje i transportit, Grozdan Karaxhov, diskutoi në telefon me ministrin e transportit të Greqisë, Hristos Dimas, bllokadat e vazhdueshme të fermerëve grekë në pikëkalimet kufitare dhe arteriet kryesore rrugore midis Bullgarisë dhe Greqisë. Karaxhov shprehu shqetësimin serioz të Bullgarisë për protestat në rritje, të cilat vazhdojnë prej më shumë se një muaji dhe shkaktojnë kolona të gjata kamionësh në territorin bullgar, duke sjellë humbje të konsiderueshme ekonomike. Ai theksoi se bllokadat jo vetëm që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve brenda BE-së, por lënë qindra shoferë të presin me orë të tëra në kushte të vështira dimërore. Ai bëri thirrje për gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje për problemin.
Dimas u përgjigj se Greqia është e vetëdijshme për vështirësitë që po shkakton për vendet fqinje dhe po punon aktivisht për gjetjen e një zgjidhjeje.
Në lidhje me njoftimin për mbylljen e plotë të kufirit për 48 orë, Karaxhov ngriti çështjen e sigurimit të dritareve dhe rrugëve të përkohshme për kalimin e automjeteve të rënda, duke theksuar se garantimi i kalueshmërisë është thelbësore për të kufizuar dëmet ekonomike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova