HISTORI

Artikull

Më 7 janar Kisha Ortodokse kremton Shën Gjon Pagëzuesin – Paraprijësi

Profeti përgatiti hebrenjtë për ardhjen e Shpëtimtarit dhe shpalli Mbretërinë e Perëndisë

Mërkurë, 7 Janar 2026, 06:10

Muzeu i Artit të Krishterë, ikonë e Shën Gjon Paraprijësit, Manastiri i Rilës, shekulli XVII

Muzeu i Artit të Krishterë, ikonë e Shën Gjon Paraprijësit, Manastiri i Rilës, shekulli XVII

FOTO: Krasimir Martinov

Madhësia e shkronjave

Shën Gjon Pagëzuesi është lidhja mes Testamentit të Vjetër dhe atij të Ri – profeti i fundit që përgatiti hebrenjtë për ardhjen e Shpëtimtarit.

Lindi gjashtë muaj para Krishtit, në familjen e një prifti të quajtur Zaharia dhe të drejtës Elizaveta, në pleqërinë e tyre. Sipas Ungjillit, Gjoni jetonte një jetë ashpër asketike pranë lumit Jordan, vishte rroba të ashpra prej leshi deveje dhe ushqehej me mjaltë të egër.

Me udhëzim të Zotit, Shën Gjon Paraprijësi përgatitej hebrenjtë të pendohen për mëkatet e tyre, për t’i pranuar Krishtin Shpëtimtar, dhe u shpallte atyre afërsinë e Mbretërisë së Perëndisë. Shumë njerëz vinin tek Gjoni dhe merrnin nga ai pagëzimin e pendimit.

Në predikimet e tij, Shën Gjon Paraprijësi dënonte mbretin Herod, sepse ai u martua me gruan e vëllait të tij – Herodias. E mbanin të burgosur, por mbreti kishte frikë ta vriste, pasi populli e nderonte atë si një profet të madh.

Në ditëlindjen e mbretit Herod, vajza e mbretëreshës Herodias vallëzonte dhe kjo i pëlqente aq shumë mbretit, sa ai u betua për t’i dhënë çfarëdo që dëshironte. Sipas këshillës së nënës, vajza kërkoi kokën e Shën Gjon Pagëzuesit. Me urdhër të Herodit, ia prenë kokën profetit dhe ia sollën mbi një pjatë.

Përkujtimi i Shën Gjon Pagëzuesit kremtohet disa herë gjatë vitit, por me solemnitet më të madh shënohet më 7 janar – dita pas festës së Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht në lumin Jordan, sepse kryefjala e veprës së tij ishte Pagëzimi i Zotit.

Pagëzimi i Krishtit nga Shën Gjon Pagëzuesi në lumin Jordan

FOTO: www.vidinskamitropoliya.com

Për shkak të jetës së tij të ashpër asketike dhe pastërtisë së jashtëzakonshme morale, ikonografët e rikrijojnë atë me rroba të shenjta të asketit prej leshi deveje dhe me krahë. Në disa nga imazhet, Gjoni Pagëzuesi mban një pjatë me kokën e tij të prerë. Asketizmi i tij i rreptë shërbente si shembull për të krishterët më të devotshëm, ndërsa vdekja e tij fisnike frymëzonte të gjithë martirët gjatë persekutimeve ndaj besimit kristian.


Përpiloi: Ekipi i Radio Bullgarisë, me ndihmën e Aleksandrës Karamihaleva, kryeredaktore e “Gazetës Kishtare”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova