Artikull
Mërkurë 7 Janar 2026 07:20
Mërkurë, 7 Janar 2026, 07:20
Papi Hans
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Festat vazhdojnë edhe në ditët e para të vitit, me shumë muzikë dhe humor të mirë. Pikërisht këtë na ofron kënga më e re e këngëtarit, poet dhe shkrimtar Konstantin Trendafillov, i njohur me pseudonimin artistik Papi Hans. Ai feston jetën me “Vdes për të jetuar.”
Kënga është singli publikimi i dytë nga albumi i ardhshëm “Dielli”, për të cilin Papi Hans premton se do të provokojë si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit të vallëzojnë. Si kënga, ashtu edhe videoja janë në stil retro dhe ruajnë shikimin e njohur ironik të Papit. Po ashtu, vijon linja me letrat e Tarotit, të cilat pritet të shoqërojnë çdo këngë të albumit – në fillim të videos shfaqet karta “Budalla”, që simbolizon një fillim të ri dhe interes të pastër ndaj jetës.
Papi Hans na fton të shikojmë me guxim përpara dhe të përjetojmë çdo moment me fjalët:
“Jeta është tepër e shkurtër
për ta shpërdoruar –
mos prit njëqind vjet për të filluar të jetosh!”
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova