Bullgaria shënoi 178 vjetorin e lindjes së Hristo Botevit

Martë, 6 Janar 2026, 19:30

Bullgaria shënoi 178 vjetorin e lindjes së Hristo Botevit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 6 janar 2026, me manifestime në të gjithë vendin, u shënua solemnish 178-vjetori i lindjes së poetit, publicist dhe revolucionar të madh Hristo Botev. I lindur në vitin 1848 në Kallofer, në familjen e mësuesit Botjo Petkov dhe Ivanka Boteva, Hristo Botev jetoi vetëm 28 vjet, por mbetet në kujtesën kombëtare si një shtyllë bashkë me figurën më të madhe në historinë moderne bullgare, Vasill Levski.

Në tetor 1863, ai shkoi në Rusi dhe u regjistrua si nxënës privat në Gjimnazin e Dytë të Odësës, nga i cili u përjashtua në vitin 1865. Për një kohë të shkurtër punoi si mësues në fshatin Zadunaevka në Besarabi. Që nga viti 1867 jetonte në Rumani. Punonte në Brailla në një shtypshkronjë, pastaj udhëtonte qytet më qytet dhe për një kohë jetonte së bashku me Levski.

Në vitin 1872, ai u arrestua për aktivitet konspirativ revolucionar dhe u dërgua në burgun e Fokshan. Shkruante artikuj të zjarrtë në shtypin revolucionar. Pas vdekjes së Vasill Levskit në vitin 1874, udhëhiqte përkohësisht të ashtuquajturit “të rinj” mes revolucionarëve bullgarë në Vllashko.

FOTO: BTA

Në vitin 1875, së bashku me revolucionarin, gazetar dhe politik Stefan Stambollov, botoi përmbledhjen poetike „Këngë dhe poezi“.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876, ai, me një çetë, pushtoi anijen “Radecki”. Më 17 maj, së bashku me mbi 200 veta, zbrtën në bregun bullgar pranë Kozllodujit, për të ndihmuar luftën për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Më 20 maj, humbi jetën pas një beteje në malin Stara Pllanina në rajonin e qytetit Vraca.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova