Artikull
Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëron udhëtarët në Shqipëri
Mërkurë 7 Janar 2026 09:26
Mërkurë, 7 Janar 2026, 09:26
Shqipëria - Durrës
FOTO: alfapress.al
Madhësia e shkronjave
Nga Ministria e Punëve të Jashtme paralajmërojnë qytetarët bullgarë se, pas reshjeve intensive të shiut në Shqipëri, situata meteorologjike është e ndërlikuar. Më të prekura janë pjesët veriore të vendit dhe zona e Durrësit. Janë aktivizuar rrëshqitje dheu, shembje dhe ka rrugë të përmbytura; në shumë vende qarkullimi është i vështirësuar ose përkohësisht i ndërprerë. Po punohet për rivendosjen e kalueshmërisë.
Sipas parashikimeve, në ditët në vijim pritet të vazhdojë moti i paqëndrueshëm me reshje, erë të fortë dhe rrezik të shtuar për përmbytje lokale, rrëshqitje dheu dhe reshje bore në zonat malore. Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon qytetarëve bullgarë që udhëtojnë ose qëndrojnë në Shqipëri të informohen paraprakisht për situatën aktuale, duke ndjekur njoftimet e autoriteteve vendore dhe parashikimet zyrtare të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në meteoalb.com.
Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar – janë të mundshme segmente rrugore të rrëshqitshme, rrëshqitje të automjeteve dhe ngrica në zonat më të larta, theksojnë gjithashtu nga ministria.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova