Artikull
Bullgaria, Rumania dhe Turqia do të garantojnë sigurinë në Detin e Zi
Mërkurë 7 Janar 2026 09:42
Mërkurë, 7 Janar 2026, 09:42
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të përfshihet në të gjitha fushat në të cilat ka kapacitet për të kontribuar në sigurinë e përbashkët evropiane. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Rosen Zheljazkov pas takimit të Koalicionit të Vullnetarëve në Paris, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në bisedime morën pjesë krerë shtetesh dhe qeverish nga 35 vende, presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski, si dhe përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Në takim u diskutuan të gjitha proceset për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë në Ukrainë, si dhe garancitë e sigurisë për shtetin dhe për të gjithë Evropën.
Bullgaria, në përputhje me vendimin e Kuvendit Popullor, do të marrë pjesë në domenin “Siguria Detare” së bashku me Rumaninë dhe Turqinë, në zonat ku operon edhe aktualisht me grupin kundërminash, theksoi Zheljazkov. Ai shtoi se liderët u bashkuan rreth të ashtuquajturës Deklarata e Parisit – një dokument që vendos kornizën bazë të përpjekjeve të përbashkëta evropiane dhe partnere për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si edhe rolin e SHBA-së në garantimin e sigurisë së Ukrainës dhe të Evropës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova