Artikull
Shteti kërkon kthimin e parave për shpëtimin e cisternës “Kairos”
Mërkurë 7 Janar 2026 11:38
Mërkurë, 7 Janar 2026, 11:38
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Agjencia “Administrata Detare” i kërkoi pronarit kinez të anijes së dëmtuar “Kairos” të rimbursojë shpenzimet e kryera nga shteti për tërheqjen e cisternës. Agjencia i dorëzoi një njoftim noterial përfaqësuesit bullgar të pronarit të anijes, përmes një përmbaruesi privat. Deri më 12 janar duhet të paguhen 270 371 euro. Shuma përfshin të gjithë vlerën e shpenzimeve shtetërore për operacionin e nxjerrjes së “Kairos” nga brigjet e Ahtopolit drejt Gjirit të Burgasit.
Në operacionin, i cili u zhvillua më 15 dhjetor 2025, morën pjesë tre rimorkiatorë dhe u përdor një gjenerator special për vënien në funksion të sistemit hidraulik dhe ngritjen e spirancës së anijes. Cisterna, e dëmtuar në ujërat turke, transportonte në mënyrë të paligjshme naftë ruse dhe u sulmua në det. Më pas, rimorkiatori turk “Timur Bej” e tërhoqi dhe e la të braktisur në akvatorin bullgar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova