Artikull
Mërkurë 7 Janar 2026 12:20
Mërkurë, 7 Janar 2026, 12:20
FOTO: Nightmare Studio
Madhësia e shkronjave
Filmi i shkurtër “Restavrazov” i autorit nga Silistra, Adrian al Zhazar, u vlerësua në festivalin ndërkombëtar IndieX Film Festival në Holivud me çmimin e parë për “Ansamblin më të mirë të aktorëve” dhe me çmimin e tretë për filmin më të mirë komedi, njoftoi BTA. Filmi triumfoi në një konkurrencë me mijëra filma nga 59 vende.
“Komedia është zhanri im i preferuar, edhe pse është shumë i vështirë. Jam i lumtur që publiku arriti ta kuptojë filmin. Aktorët që marrin pjesë nuk janë profesionistë; i zgjedh sipas rolit dhe në shumë raste ata luajnë vetveten. Çmimi është vlerësimi më i madh për ekipin tonë dhe më motivon të realizojmë edhe filma të tjerë dhe të marrim pjesë në festivale të tjera ndërkombëtare”, tha Adrian al Zhazar.
Në të njëjtin IndieX Film Festival, filmi i tij “Jetë e zbrazët” në vitin 2021 fitoi çmimin e madh për film deri në pesë minuta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova